Aktualitet

Aksident në Tiranë, makina përplas patrullën e policisë

Ndërkohë që shkaku i aksidentit ende nuk dihet se cili është.   

22 Dhjetor 2023, 21:53 Nga I.A
Aksident në Tiranë, makina përplas patrullën e policisë
Aksidenti

TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se një makinë ka përplasur një makinë policie. Nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale. Ndërkohë që shkaku i aksidentit ende nuk dihet se cili është.   

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H. Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll