Sport

Mashtrimi i testeve antidoping: Gabigol rrezikon një pezullimin 4-vjeçar

Sulmuesi i Flamengos në gjendje të keqe…

22 Dhjetor 2023, 15:20 Nga DOSJA

Mashtrimi i testeve antidoping: Gabigol rrezikon një pezullimin

BRAZIL - Probleme jashtë fushës për Gabriel Barbosa, ose 'Gabigol' në botën e futbollit. Sulmuesi i Flamengos akuzohet këtë të premte për tentativë mashtrimi në një test kontrolli antidoping.

Sipas shtypit brazilian, rasti ka ndodhur më 8 prill, në Ninho do Urubu, qendra stërvitore e klubit të Rio de Zhaneiros. Sulmuesi akuzohet se që nga ora 08:40, kur në vendngjarje kanë mbërritur personat përgjegjës për marrjen e mostrave për analiza, duke vështirësuar kryerjen e ekspertizës. Të gjithë lojtarët e Flamengos, me përjashtim të Gabigol, e bënë këtë para stërvitjes, e cila ishte planifikuar për në orën 10:00.

Gabigol injoroi praninë e përgjegjësve të provimit si para dhe pas stërvitjes, kur në vend që të dorëzonte urinën, shkoi në drekë. Sipas Globoesporte, ndërkombëtari brazilian i trajtoi analistët me “mosrespekt” dhe dështoi në disa nga procedurat për mbledhjen e analizave për Autoritetin Brazilian të Kontrollit të Dopingut (ABCD). 

Analiza e pasaportës biologjike të lojtarëve përcakton se duhet të ketë dy orë pushim pas aktivitetit sportiv, periudhë që nuk u plotësua nga Gabigol, i cili dha mostrat me kapak të hapur, plus një kundërvajtje, 90 minuta pas stërvitjes.

Sipas kodit të organizatës, tentativa për mashtrim në proceset e kontrollit përfshin një pezullim deri në katër vjet. Gabigol do të jetë i pranishëm në gjyq, por ende nuk dihet data.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll