Bota

SHBA do të vendosë sanksione mbi institucionet financiare që ndihmojnë Rusinë

Urdhri i ri ekzekutiv do t'u bëjë të qartë institucioneve financiare se ata ose duhet të ndalojnë lejimin e kompanive të tyre të dërgojnë komponentë dhe mallra në sektorin rus të mbrojtjes, ose të përballen me sanksione të rëndësishme.

22 Dhjetor 2023, 18:12 Nga A.TH
SHBA do të vendosë sanksione mbi institucionet financiare që
Foto Ilustruese

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të nënshkruajë të premten një urdhër ekzekutiv që lejon Uashingtonin të marrë masa ndaj institucioneve financiare që ndihmojnë Rusinë të shmangë sanksionet e vendosura që në shkurt të vitit 2022. Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen deklaroi sot urdhri ekzekutiv është pjesë e një goditjeje më të gjerë të SHBA-së për evazionin e sanksioneve. Sipas saj, kjo masë e re i jep gjithashtu Uashingtonit mundësinë për të ndaluar produktet me origjinë nga Rusia, por të përpunuara në vendet e treta, si ushqimet e detit dhe diamantet.

“Ne nuk do të hezitojmë të përdorim mjetet e reja të ofruara nga ky autoritet për të ndërmarrë veprime vendimtare dhe kirurgjikale kundër institucioneve financiare që lehtësojnë furnizimin e makinës së luftës ruse”, theksoi Yellen.

Zyrtarë të lartë të administratës thanë se urdhri i ri ekzekutiv do t'u bëjë të qartë institucioneve financiare se ata ose duhet të ndalojnë lejimin e kompanive të tyre të dërgojnë komponentë dhe mallra në sektorin rus të mbrojtjes, ose të përballen me sanksione të rëndësishme. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Britaninë, vendosën sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe kanë vazhduar të rrisin presionin ndaj Moskës, duke synuar presidentin rus Vladimir Putin, sektorin financiar dhe dhjetëra oligarkë.

joe biden janet yellen

Sondazh

Poll