Bota

VIDEO/ Skandal, mjeku në Hong Kong godet me grushte pacienten e moshuar gjatë operacionit

Ekipi i spitalit është deklaruar se sjellja e mjekut ka ardhur pasi pacientja nuk ndalonte së lëvizuri gjatë operacionit.

22 Dhjetor 2023, 17:53 Nga h.k
VIDEO/ Skandal, mjeku në Hong Kong godet me grushte pacienten e moshuar
Mjeku

HONG KONG-Incidenti tronditës raportohet të ketë ndodhur në vitin 2019, por u bë virale në mediat sociale kineze këtë javë. Mjeku kinez i paraqitur në video e goditi me grusht pacienten e tij 82-vjeçare tre herë në fytyrë gjatë operacionit të saj në sy, sipas Daily Mail.

Ekipi i spitalit është deklaruar se sjellja e mjekut ka ardhur pasi pacientja nuk ndalonte së lëvizuri gjatë operacionit.

Ngjarja e pabesueshme ndodhi në spitalin në Guigang, një qytet në Kinën jugperëndimore, 482 kilometra në perëndim të Hong Kongut.

Gruas 82-vjeçare iu dha anestezi lokale, gjatë së cilës ajo zhvilloi një reaksion alergjik, duke bërë që ajo të tundte kokën disa herë, raporton BBC . E moshuara pësoi mavijosje në ballë nga goditjet, thanë autoritetet.

Drejtoria e spitalit të qytetit kërkoi falje për incidentin dhe i pagoi 63 euro dëmshpërblim pacientes, sipas djalit të saj. Dje, autoritetet spitalore deklaruan se kanë shkarkuar drejtorin ekzekutiv dhe kanë pezulluar kirurgun.

dhune ne operacion hong kong

Sondazh

Poll