Sport

Aksident tragjik në Algjeri, dy pjesëtarë të El Bayadh humbin jetën… Ndalet futbolli

Teksa klubi algjerian MC El Bayadh po udhëtonte për në Tizi Ouzou për t'u përballur me JSK Kabylie në kampionat, autobusi i ekipit vizitues pësoi një aksident, duke shkaktuar vdekjen e ndihmësit të trajnerit, Khaled Meftah dhe të portierit, Zakaria Bouziani.

21 Dhjetor 2023, 11:01 Nga DOSJA

Aksident tragjik në Algjeri, dy pjesëtarë të El Bayadh

ALGJERI - Një aksident i tmerrshëm me autobus preku skuadrën e MC El Bayadh të mërkurën në mbrëmje, teksa po udhëtonte për në Tizi Ouzou për t'u përballur me JSK Kabylie, të premten në kampionat. 

Agjencia zyrtare e shtypit algjerian tha se aksidenti vrau Zakaria Bouziani, një portier 27-vjeçar dhe Khaled Meftah, ndihmës trajneri. Sipas mediave lokale, autobusi që transportonte ekipin vizitues u përmbys në qytetin Sougueur, në veriperëndim të Algjerisë. Edhe dhjetë anëtarë të tjerë të ekipit u plagosën.

Ky incident e shtyu Federatën Algjeriane të Futbollit të merrte vendimin "për të pezulluar të gjitha aktivitetet e futbollit të planifikuara për këtë fundjavë në të gjithë territorin kombëtar dhe në nivel të të gjitha divizioneve dhe kategorive të kombinuara, deri në një njoftim tjetër".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll