Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, arrestohet nipi i deputetit të PS, Redjan Rraja u zbulua nga gjurma e gishtit te ‘Benz’-i

5 Nëntor 2019, 10:11 Nga DOSJA
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, arrestohet nipi i deputetit të PS, Redjan

TIRANË- Arrestohet nga Policia e Shtetit teksa po tentonte të largohej drejt Malit të Zi, Redjan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Rraja akuzohet se është një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja . 34-vjeçari i arrestuar Redjan Rraja, me profesion stomatolog, ka qenë i arrestuar edhe më herët por i liruar nga Gjykata. Ai e mohon të jetë përfshirë në atentatin e të shtunës, por një gjurmë gishti e gjetur në derën e “Benzit” gri që u gjet i padjegur në Ishëm, që iu përkiste autorëve, ka gozhduar Rrajën para policisë.

Burime i thanë Dosja.al se është rindërtuar profili gjenetik i personave që dyshohet se kanë kryer atentatit. Gjurmët e ADN-së në arkivin e Policisë, kanë sjellë në shoqërimin e 34-vjeçarit.  Policia dyshon se përveç Rrajës, në Policia janë shoqëruar edhe tri persona të tjerë. Ndërkohë që Redjan Rraja, njihet edhe si mjeku stomatolog  që prishi provat në vrasjen e Elton Cicos, ngjarje e ndodhur më 1 maj 2016. Emri i Redjan Rrajës, u dëgjua sërish vitin e shkuar kur ish-oficeri Emiljano Nuhu denoncoi kërcënimin e marrë nga Rraja dhe kushëriri i tij, Ramazani. 

Sot në një intervistë për Dosja.al Nuhu u shpreh se ndihet i çliruar që drejtësia po shkon në vend. Në lidhje me arrestimin e Redian Rrajës ka reaguar edhe vetë deputeti socialist, Rrahman Rraja. Në një lidhje telefonike për Ora News, deputeti ka mohuar që Redjan Rraja, i arrestuar si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoq, të jetë nipi i tij sikundër u raportua në media.

Për këtë rast nuk ka munduar dhe një komnet nga Edi Rama, i cili ka thënë se Polcia ka bërë një punë të mirë duke zbardhur ngjarjen. Më tej Rama ka dhënë dhe një lajmërim për krimin duke thënë se “dop u dal tym i zi”. Nga ana tjëtër Basha ka thënë në një deklaratë për mediat se kjo ngjarje tregon që është luftë e pastër mes bandave në pushtet.

Rraja tha se 34-vjeçari është një i afërm i tij dhe se nuk ka shumë njohje, por që duhet të vihet drejtësia në vend.  Ndërkohë hetimet kanë avancuar në lidhje me atentatin e bërë ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Në makinën e këtij të fundit është gjetur dosja e vjedhur nga kasaforta e Prokurorisë së Durrësit disa kohë më parë, si edhe dosja e pronave të gjykatësit të vrarë disa vitë më parë, Skerdilajd Konomi.

Burime nga Policia e Shtetit bënë me dije për Dosja.al se gjetja e këtyre dokumentave kthehet në pistën kryesore të hetimit për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Ndoja pasi zbulon konfliktin për tokat e pretenduara nga familja e viktimës Konomi, toka të cilat u kaluan në mënyrë të dyshimtë në emër të një organizate kriminale, pjesë e të cilit është “Rrumi”, që ndodhej në makinë me Ndojan ditën e atentatit.

Atentati i 1-nëntorit, si u plagos prokurori me shoferin dhe mikun e tij, Landi Muharremi

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet redjan rraja rrahman rraja atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet redjan rraja rrahman rraja

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2019, 08:48

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka postuar një video prekëse të një nëne që ribashkohet me djalin e saj pasi ai kthehet nga mision...