Aktualitet

Atentati ndaj Prokurorit/ Policia aksione blic në 5 qytete, arrestohet nipi i deputetit të PS, shoqërohen 14 persona

5 Nëntor 2019, 09:12 Nga DOSJA
Atentati ndaj Prokurorit/ Policia aksione blic në 5 qytete, arrestohet nipi

Shqipëri- Për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Policia e Shtetit është duke zhvilluar aksione blic në Krujë, Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fushë-Krujë. Mësohet se deri më tani janë arrestuar 2 persona dhe të janë shoqëruar 14 persona, këta të fundit pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.  Po kështu janë kryer kontrolle në 20 banesa.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona nga Fushë-Kruja, të cilët dyshohet se janë autorët e ngjarjes.  Dosja.al ka mësuar se njëri nga personat e arrestuar ditën e djeshme, për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja është Redjan Rraja, kushëriri i Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja. 34-vjeçari i arrestuar Redjan Rraja, me profesion stomatolog.

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja?

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2019, 08:48

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka postuar një video prekëse të një nëne që ribashkohet me djalin e saj pasi ai kthehet nga mision...