Aktualitet

Pështymë në maskë, rindërtohet profili gjenetik, ADN-ja ‘tradhëton’ nipin e deputetit Rrahman Rraja, 34-vjeçari mohon

5 Nëntor 2019, 10:26 Nga DOSJA
Pështymë në maskë, rindërtohet profili gjenetik, ADN-ja

TIRANË- Redjan Rraja, nipi i deputetit të PS-së Rrahman Rrajës, është i dyshuari kryesor për antentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndojës.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se Rraja është i vetmi që mbahet ende në Komisariat, pas valës së shoqërimeve që ka bërë Policia për ngjarjen. Mësohet se 34-vjeçari e ka mohuar të jetë përfshirë në atentat.

Por ai është “tradhëtuar” nga provat që vetë ka lënë në “Benzin” gri që u përdor për të vrarë prokurorin Ndoja. Në një prej maskave është gjetur përshtyma e tij, e cila përputhet plotësisht më atë që ndodhet në arkivin e Policisë pas rindërtimit të profilit gjenetik.

Ndërkohë Rraja e mohon kategorikisht se ka marrë pjesë në atentat.

Për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja Policia e Shtetit ka zhvilluar aksione blic në Krujë, Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fushë-Krujë. Mësohet se deri më tani janë shoqëruar në Polici 14 persona, të cilët pasi janë marrë në pyetje janë liruar. Kontrolle janë zhvilluar edhe në banesat e tyre, ku janë gjetur sende të ndaluara por që nuk i implikojnë me atentatin.

Atentati ndodhi disa ditë më parë teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja plagoset arjan ndoja redjan rraja rrahman rraja atentat prokurorit arjan ndoja plagoset arjan ndoja redjan rraja rrahman rraja

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2019, 08:48

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka postuar një video prekëse të një nëne që ribashkohet me djalin e saj pasi ai kthehet nga mision...