Aktualitet

Sherr masiv te Ekonomiku, dy djemtë e paftuar ‘gjuajnë’ studentet në leksion, rrahin për spital shokët e klasës që i

5 Nëntor 2019, 08:28 Nga DOSJA
Sherr masiv te Ekonomiku, dy djemtë e paftuar ‘gjuajnë’

TIRANE -Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e djeshme  në ambientet e godinës Iliria   në Qytet Studenti ku aktualisht janë duke zhvilluar mësimin studentët e Fakultetit Ekonimik të Tiranë. Tre të rinj janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës pas plagëve të marra, në fytyrë, këmbë dhe trup.

Mësohet se dy persona të paidentifikuar kanë hyrë gjatë një ore leksioni, me pedagogen Ermelinda Mulaj, në orën e “Drejtimit Financiar”, dhe kanë ngacmuar disa vajza të kursit.

Në ndihmë të vajzave kanë dalë disa shokë të klasës, të cilët iu kanë kthyer përgjigjie djemve të cilët nuk ishin as pjesë e fakultetit, dhe as e grupit.

Në këtë moment, dy djemtë e paftuar kanë qëlluar dhe rrahur studentët, duke bërë që tri prej tyre të dërgohen me urgjencë në Spital.

Një nga studentët ka rrëfyer ngjarjen dhe thotë se Policia nuk ka marrë denoncimin.

“Kemi qenë duke zhvilluar një orë mësimi normale, dhe dy persona kanë hyrë në mësim me pretekstin se ishin të sjellë nga dekani. Kur kemi dalë jashtë jemi terrorizuar, janë turrur në drejtimin tonë, dhe të gjithë kemi mbetur të lënduar. Policia e Shtetit thotë që ka polici private, dhe nuk na e ka marrë denoncimin. Nuk i kemi parë asnjëherë këta persona në ambientet e shkollës”, është shprehur një nga studentet.

Një nga oficerët e Policisë i cili ndodhej sot në spitalin e Traumës, ka thënë në anonimitet për Dosja.al, se ngjarja nuk është përgjegjësi e Policisë së Shtetit, pasi fakulteti ka polici private.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ermelinda mulaj sherr masiv tek fakulteti ekonomik ermelinda mulaj sherr masiv tek fakulteti ekonomik

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2019, 06:56

Tiranë- Gazetarja Klodiana Lala dhe ish-deputeti i PS Alfred Peza kanë zhvilluar një debat të ashpër me njëri-tjetrin në studion e emisionit “Real Story” në “Ne...