Art&Argëtim

Skandali seksual me punonjësen e kompanisë, McDonald’s shkarkon nga detyra shefin ekzekutiv, Steve Easterbrook

5 Nëntor 2019, 09:26 Nga DOSJA
Skandali seksual me punonjësen e kompanisë, McDonald’s shkarkon

TIRANË- E gjithë bota e njeh mirë rrjetin e ushqimve më të pëlqyera nga  njerëzit, McDonald’s.  Ky biznes mbarëbotëror tashmë është teje i njohur për ushqimet e shpejta e të shijshme.

Por mediat e huaja kanë shkruar së fundmi se  “McDonald’s”, ka shkarkuar Steve Easterbrook, nga posti i shefit ekzekutiv, pasi dyshohet  se ai  kishte  një aferë seksuale me një nga punonjëset.

Kompania e madhe e McDonald’s ka deklaruar se marrëdhënia e sheftit të ekzekutivit me punonjësen kishte ardhur edhe me dëshirën e kësaj të fundit, por gjithsesi Easterbrook  ka shkelur politikat e kompanisë me këtë marrëdhënie.

Pas këtij lajmi vetë biznesmeni britanik përmes një email dërguar stafit të McDonald’s, ka zbuluar se është e vërtetë që ka pasur marrëdhënie me një punonjëse dhe se e pranon që ka vepruar gabim.

“Duke pasur parasysh vlerat e kompanisë, unë jam dakord me bordin që është koha të largohem”, tha ai.

52-vjeçari, ish- shefi ekzekutiv i McDonald’s ishte i divorcuar, por kujtojmë që kishte punuar që prej vitit 1993 si menaxher në Londër, ndërsa në vitin 2015 kishte marrë postin e shefit ekzekutiv të kompanisë.

Burimi: Thestar 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz mcdonald’s shefi ekzekutiv shkarkohet nga detyra steve easterbrook mcdonald’s shefi ekzekutiv shkarkohet nga detyra steve easterbrook

Sondazh

Poll