Aktualitet

"Po nxjerr kafshatën e gojës"/ Policia e Fierit e arrestoi për vjedhje ikonash, kryeplaku i del në mbrojtje: Ai i shet në treg me 500 të vjetra

Alushi kërkon nga policia dhe institucionet të marrin ekspertë për të vërtetuar dhe verifikuar veprat, të cilat sipas tij kanë kaluar nga dogana greke dhe shqiptare pa u konsideruar të paligjshme.

19 Dhjetor 2023, 11:06 Nga h.k
"Po nxjerr kafshatën e gojës"/ Policia e Fierit e arrestoi
Panajot Alushi

FIER-Kryeplaku i fshatit Drize Panajot Alushi, në Fier ka reaguar për mediat duke kundërshtuar me forcë arrestimin e një prej autorëve të dyshuar në operacionin "Vlera". Ai e konsideron padrejtësi arrestimin Shpëtim Kalemit i konsideruar nga policia si një nga autorët, duke thënë se ai del në treg për bukën e gojës.

Alushi kërkon nga policia dhe institucionet të marrin ekspertë për të vërtetuar dhe verifikuar veprat, të cilat sipas tij kanë kaluar nga dogana greke dhe shqiptare pa u konsideruar të paligjshme.

Ai shtoi midis të tjerash si autori i dyshuar Shpëtim Kalemi, vjen nga komuniteti rom dhe nuk është marrë më parë me të tilla vepra, që e akuzon policia. 

Për mua është një padrejtësi që polica është futur në banesë pa asnjë urdhër. Të dëgjojë kryeministri dhe gjyqtarët e Fierit që na marrin në qafë kot për shkak të arsimit tonë, na sorollasin dhe na marrin nëpër këmbë. Policia e Shtetit dhe Ministria e Drejtësisë duhet të marri masat për këtë shtresë. Shpëtim Kalemi ka dalë nuk e ka ndaluar dogana greke dhe ajo shqiptare, që i ka kaluar këto objekte me  makinën e tij, i ka kaluar në skaner dhe ka paguar 260 euro, tani ato gjëra të vjetra që ne shesim me 500 lekë të vjetra në treg, bujrum të bllokojë të gjitha tregjet. Ai po nxjerr kafshatën e bukës, pastaj për personin tjetër nuk e shtron. Gjerat që janë kapur në shtëpinë e Shpëtim Kalemit, janë gjëra pa vlerë, të futet ekspertiza, ti verifikojnë. Ata janë gjëra që shiten me 1 mije lekë dhe 500 lekë. Të merren masa për atë, sepse ai është një njeri që mezi po ushqen kalajmajt, ka dhe dy jetime në shtëpi. Drejtori i Policisë së Fierit për mua nuk ka arsimin e duhur dhe duhet shkarkuar nga detyra. Në nuk e lejmë më kaq, do ta çojmë çështjen në gjykatën e Strasburgut. Nuk është hera e parë. Ka goditur dhe familjen time, por ne fituam dëmshpërblim nga gjykata e Strasburgut”- tha ndër të tjera ai.

vjedhje veprash arti

Sondazh

Poll