Bota

Ankaraja kërkesë SHBA: Ndikoni që Izraeli të ndalojë sulmet në Gaza

Blinken dhe Fidan diskutuan kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO, e cila ende nuk është ratifikuar nga parlamenti turk si dhe për kërkesën e Ankarasë për të blerë avionë luftarakë F-16 nga SHBA.

17 Dhjetor 2023, 21:07 Nga A.TH
Ankaraja kërkesë SHBA: Ndikoni që Izraeli të ndalojë
Hakan Fidan

TURQI- Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan i kërkoi homologut të tij amerikan Anthony Blinken sot në një bisedë telefonike që Uashingtoni të përdorë ndikimin e tij mbi Izraelin për të ndaluar sulmet e tij në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Fidan i tha Blinken se situata në Gaza dhe Bregu Perëndimor po përkeqësohej për shkak të sulmeve izraelite, duke shtuar se Izraeli duhet të detyrohet në tryezën e bisedimeve për të diskutuar një zgjidhje me dy shtete pas arritjes së një armëpushimi të plotë.

Blinken dhe Fidan diskutuan gjithashtu kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO, e cila ende nuk është ratifikuar nga parlamenti turk si dhe për kërkesën e Ankarasë për të blerë avionë luftarakë F-16 nga Shtetet e Bashkuara. Kjo është telefonoata e dytë mes autoriteteve amerikane dhe atyre turke për të njëjtat çështje. Pak ditë më parë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden.

hakan fidan anthony blinken joe biden

Sondazh

Poll