Bota

Hapet pikëkalimi Kerem Shalom, 79 kamionë me ndihma për herë të parë nisen nga Izraeli

Zyra e kryeministrit ka thënë më parë se hapja do të lejonte Izraelin të mbajë angazhimet e tij për të lejuar hyrjen e 200 kamionëve ndihma në ditë, të rënë dakord më parë.

17 Dhjetor 2023, 20:04 Nga A.TH
Hapet pikëkalimi Kerem Shalom, 79 kamionë me ndihma për herë
Pikekalimi

IZRAEL- Për herë të parë që nga nisja e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, u hao pikëkalimi Kerem Shalon, përmes të cilit kaluan kamionët e parë të ndihmës humanitare që ka prekun civilët palestinezë. Mediat e huaja raportojnë se kalimi ishte mbyllur pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi dhe ndihma është shpërndarë vetëm përmes vendkalimit Rafah në kufi me Egjiptin.

Kerem Shalom u hap me negociimin e OKB-së si dhe pas thirrjeve që faktori ndërkombëtar i bëri qeverisë izraelite.
Zyra e kryeministrit ka thënë më parë se hapja do të lejonte Izraelin të mbajë angazhimet e tij për të lejuar hyrjen e 200 kamionëve ndihma në ditë, të rënë dakord në një marrëveshje pengjesh të ndërmjetësuar dhe zbatuar muajin e kaluar.
Një burim nga Gjysmëhëna e Kuqe e Egjiptit i thanë Reuters se këtë dielë kaluan 79 kamionë me ndihma për popullsinë civile.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll