Bota

"Rusia do të sulmojë një anëtar të NATO-s"/ Putin i përgjigjet Biden: Kjo është marrëzi

Komenti i Bidenit, më 6 dhjetor, provokoi zemërim në Moskë dhe Putin iu drejtua sërish atyre në një intervistë të botuar të dielën nga televizioni shtetëror.

17 Dhjetor 2023, 18:08 Nga A.TH
"Rusia do të sulmojë një anëtar të NATO-s"/
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti Vladimir Putin i konsideroi marrëzi dhe të pakuptimta deklaratat e homologut amerikan Joe Biden se ushtria ruse do të sulmojë vendet e NATO-s nëse fitonte luftën në Ukrainë. Mediat e huaja raportojnë se Putin theksoi se Rusia nuk kishte asnjë interes të luftojë më aleancën ushtarake perëndimore.

Biden, në një fjalim që synonte të lehtësonte ngërçin në Kapitol Hill dhe të bindte republikanët të mbështesin ndihmën e mëtejshme për Ukrainën, është shprehur se: Nëse Putini merr Ukrainën, ai nuk do të ndalet me kaq. Putini do të sulmojë një vend të NATO-s dhe më pas ne do të kemi diçka që nuk e kërkojmë dhe që nuk e kemi sot: trupat amerikane që luftojnë trupat ruse.

Komenti i Bidenit, më 6 dhjetor, provokoi zemërim në Moskë dhe Putin iu drejtua sërish atyre në një intervistë të botuar të dielën nga televizioni shtetëror.

“Është absurditet i plotë dhe unë mendoj se Presidenti Biden e kupton këtë. Rusia nuk ka asnjë arsye, asnjë interes, asnjë interes gjeopolitik, as ekonomik, politik apo ushtarak, për të luftuar me vendet e NATO-s”, tha ai, duke shtuar se Biden po justifikonte politikën e tij të gabuar ndaj Rusisë.

vladimir putin joe biden

Sondazh

Poll