Bota

Angazhim shtesë i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në pikat kufitare, shkak zgjedhjet në Serbi

Serbët nga Kosova votojnë në Serbinë qendrore pasi që Prishtina nuk lejoi mbajtjen e zgjedhjeve dhe ata shkojnë në zgjedhje me autobusë të organizuar dhe vetura private.

17 Dhjetor 2023, 15:45 Nga h.k
Angazhim shtesë i pjesëtarëve të Policisë së
Serbia

SERBI-Policia e Kosovës ka angazhuar personel shtesë në vendkalimet administrative me Serbinë qendrore për të menaxhuar më mirë turmat e mëdha në vendkalimet e shkaktuara nga numri i madh i serbëve nga Kosova që po shkojnë për të votuar në zgjedhjet e sotme në Serbi. 

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e duhura për të garantuar lirinë e lëvizjes. Policia në vendkalime ka ndërmarrë hapa konkretë, duke përfshirë shtimin e personelit policor i cili do të kontrollojë më shumë pika kufitare se ditët e tjera, tha policia e Kosovës, raporton Euronews.SR

Serbët nga Kosova votojnë në Serbinë qendrore pasi që Prishtina nuk lejoi mbajtjen e zgjedhjeve dhe ata shkojnë në zgjedhje me autobusë të organizuar dhe vetura private.

policia e kosoves zgjedhjet ne serbi

Sondazh

Poll