Bota

Një hotel në Irlandë priste të strehonte emigrantë, policia dyshon zjarrëvënie të qëllimshme

Kujtohet se rreth një muaj më parë kishin shpërthyer trazira të shumta në Dublin, pas një sulmi me thikë që plagosi tre fëmijë dhe një grua.

17 Dhjetor 2023, 15:38 Nga h.k
Një hotel në Irlandë priste të strehonte emigrantë,
Irlande

IRLANDË-Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmë në një hotel në qarkun irlandez Galway, i cili do të priste 70 azilkërkues këtë javë, me policinë lokale që konfirmoi sot se ata kanë nisur një hetim për zjarrvënie.

Sipas gazetës Daily Mail, zjarri shpërtheu rreth orës 23:35 në hotelin e shekullit të 19-të, i cili ka qenë jashtë funksionit për vitet e fundit.

Disa orë më parë, protestuesit ishin mbledhur jashtë hotelit Ross Lake House, duke bllokuar hyrjen e tij, për të mos zbatuar planin e qeverisë për strehimin e azilkërkuesve në ambientet e tij.

Siç thekson gazeta britanike, në momentin e shpërthimit të zjarrit nuk ka qenë askush brenda ndërtesës. Zjarri u vu shpejt nën kontroll nga shërbimi zjarrfikës. Sot ambientet e hotelit do të kontrollohen nga një ekip ekspertësh për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Kujtohet se rreth një muaj më parë kishin shpërthyer trazira të shumta në Dublin, pas një sulmi me thikë që plagosi tre fëmijë dhe një grua.

Thashethemet e pabaza për kombësinë e sulmuesit që qarkulluan në internet rezultuan në përhapjen e elementëve të trazuar me ideologji të ekstremit të djathtë në rrugë, duke rezultuar në përleshje të dhunshme me policinë, djegie të autobusëve dhe rrahje të qytetarëve.

zjarr ne nje hotel ne irlande

Sondazh

Poll