Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje, arrestohet 48-vjeçari turk në Tiranë, pritet ekstradimi (EMRI)

Hasan Ozcan, banues në Tiranë, i dënuar në Turqi me 3 vite burg për tentativë vrasje, u arrestua në zonën e Unazës së Re.

17 Dhjetor 2023, 09:06 Nga r.ll
Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje,
foto nga arrestimi

TIRANË- Një 48-vjeçar turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje është vënë në pranga në Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. 

Hasan Ozcan, banues në Tiranë, i dënuar në Turqi me 3 vite burg për tentativë vrasje, u arrestua në zonën e Unazës së Re. Ndalimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor "Instanbul". 

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, operacioni policor i koduar "Istanbul".

I kërkuar për tentativë vrasje, kapet në Tiranë, dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Turqisë, një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Istanbul".

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Unazë të Re, kapur dhe ndaluar shtetasin turk Hasan Ozcan, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, Anadulu, Turqi, e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale "Pjesmarrje në vrasje", dhe "Vrasja e mbetur në tentativë", parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.

hasan ozcan

Sondazh

Poll