Bota

Britania e Madhe dhe Gjermania bëjnë thirrje për armëpushim të qëndrueshëm në Gaza

Cameron dhe Baerbock thanë se po shtyjnë përpjekjet diplomatike për të rënë dakord për pauzat e mëtejshme për të marrë më shumë ndihmë dhe më shumë pengje, duke shtuar se mbajtja peng e Hamasit vetëm vonon përparimin drejt paqes.

17 Dhjetor 2023, 08:38 Nga r.ll

 

Britania e Madhe dhe Gjermania bëjnë thirrje për armëpushim
foto ilustruese

 

BRITANI- Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron dhe homologia gjermane Annalena Baerbock kanë bërë thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza, por nuk kërkuan një Armëpushim të menjëhershëm.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të hapur rrugën drejt një armëpushimi të qëndrueshëm, duke çuar në një paqe të qëndrueshme. Sa më shpejt të vijë, aq më mirë – nevoja është urgjente”, shprehen dy ministrat një një artikull për një media britanike, duke shtuar se shumë civilë janë vrarë.

Në artikull, as Cameron dhe as Baerbock nuk besojnë se thirrja për një armëpushim të përgjithshëm dhe të menjëhershëm është rruga përpara. 

“Hamasi sulmoi barbarisht Izraelin dhe ende gjuan raketa për të vrarë qytetarët izraelitë çdo ditë. Hamasi duhet të dorëzojë armët”, thanë ata, raporton CNN.

Cameron dhe Baerbock thanë se po shtyjnë përpjekjet diplomatike për të rënë dakord për pauzat e mëtejshme për të marrë më shumë ndihmë dhe më shumë pengje, duke shtuar se mbajtja peng e Hamasit vetëm vonon përparimin drejt paqes.

Të martën, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza, por Britania dhe Gjermania abstenuan në votën jodetyruese për rezolutën e armëpushimit.

david cameron annalena baerbock

Sondazh

Poll