Aktualitet

Akuzohet për abuzim me tenderat, SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për Lefter Allën

Ai do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar dhe nëse GJKKO pranon kërkesën e SPAK, Alla do të vuajë 2 vite e 4 muaj burg dhe për 5 vite nuk do t’i lejohet që të ushtrojë asnjë funksion publik.

15 Dhjetor 2023, 10:47 Nga r.ll
Akuzohet për abuzim me tenderat, SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg
lefter alla

TIRANË- SPAK ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryetarin e bashkisë së Bulqizës i cili akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat.

Ai do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar dhe nëse GJKKO pranon kërkesën e SPAK, Alla do të vuajë 2 vite e 4 muaj burg dhe për 5 vite nuk do t’i lejohet që të ushtrojë asnjë funksion publik.

Ndërkohë për ish-nënkryetaren e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, SPAK kërkoi 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite heqje lirie, si dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Ish-kryebashkiaku, Lefter Alla u vu në pranga disa muaj më parë. Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë. 

lefter alla

Sondazh

Poll