Aktualitet

Ndërtoi pa leje në tokë publike në vijën bregdetare në Dhërmi, në pranga 56-vjeçari (EMRI)

Policia thotë se bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime ndërtimi, pa leje, në vijën bregdetare, në fshatin Dhërmi, kanë ushtruar kontroll në zonë.

15 Dhjetor 2023, 10:05 Nga a.l
Ndërtoi pa leje në tokë publike në vijën bregdetare
Dhërmi

DHËRMI- Policia e Himarës ka vënë në pranga, 56-vjeçarin Kristo Stramarko për ndërtim pa leje. Policia thotë se bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime ndërtimi, pa leje, në vijën bregdetare, në fshatin Dhërmi, kanë ushtruar kontroll në zonë.

Nga kontrollet u konstatuar se Kristo Stramarko kishte nisur të ndërtonte një objekt, në tokë publike, në zonë turistike, pa lejen e organeve kompetente.  Policia arrestoi në flagrancë 56 vjeçarin, banues në Dhërmi, Himarë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. 

kristo stramarko

Sondazh

Poll