Aktualitet

Aksident në Shkodër/ Makina del nga rruga, plagoset pasagjerja 72-vjeçare

Drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin dhe më pas ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë shtetësja 72-vjeçare, pasagjere në automjet.

15 Dhjetor 2023, 10:08 Nga a.l
Aksident në Shkodër/ Makina del nga rruga, plagoset pasagjerja
Foto ilustruese

SHKODËR-  Një aksident ka ndodhur në Shkodër. Drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin dhe më pas ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë 72-vjeçarja, pasagjere në automjet.

“D. Gj., 64 vjeçe, banues në Fushë Arrëz, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka dëmtuar sinjalistikën rrugore. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasja K. B., 72 vjeçe, pasagjere në automjet”, thuhet në  njoftim.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll