Sport

Premier League thyen tabunë, për herë të parë një arbitre femër dhe një arbitër me ngjyrë!

Rebecca Welch, arbitja 40-vjeçare britanike në fillim të nëntorit u bë gruaja e parë që ishte anëtare e një ekipi arbitrash në një ndeshje të Premier League, pasi ishte arbiter e 4-t në Manchester United - Fulham.

14 Dhjetor 2023, 20:51 Nga DOSJA
Premier League thyen tabunë, për herë të parë një

ANGLI - Moment historik për Premier League. Më 23 dhjetor, Fulham do të mirëpresë Burnley-n në “Craven Cottage” për ndeshjen e 18-të të ligës dhe ndeshja do të drejtohet nga një gjyqtare femër për herë të parë në historinë e ligës më të mirë evropiane.

Rebecca Welch, arbitja 40-vjeçare britanike në fillim të nëntorit u bë gruaja e parë që ishte anëtare e një ekipi arbitrash në një ndeshje të Premier League, pasi ishte arbiter e 4-t në Manchester United - Fulham.

BREAKING ????: Rebecca Welch is set to become the first woman to referee a Premier League match.

Sam Allison will become the first Black official to referee a Premier League game since 2008. pic.twitter.com/3TLrUQBRWK
— Sky Sports News (@SkySportsNews) December 14, 2023

Vlen të përmendet se Sam Alison do të emërohet për të gjykuar ndeshjen e Sheffield United me Luton dhe do të bëhet arbitri i parë me ngjyrë që drejton një ndeshje të Premier League në 15 vjet. I fundit ishte Uriah Reni, i cili arbitroi në këtë nivel për njëmbëdhjetë vjet dhe doli në pension në vitin 2008.

History will be made in the Premier League this Christmas...

Rebecca Welch will become the competition's first woman referee and Sam Allison the first black official to take charge of a match for 15 years ????
— Premier League (@premierleague) December 14, 2023

Arbitja 40-vjeçare britanike e ka nisur profesionin e saj në vitin 2010. Në fakt, dy vite më parë, ajo hyri në histori pasi u bë gruaja e parë që vërshëlleu një ndeshje Kupe.

Ndër të tjera, ajo ka arbitruar ndeshjet e Kupës së Botës për femra dhe Euros për femra.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll