Sport

Broja në Europian? Ja çfarë thotë trajneri Sylvinho!

Tekniku brazilian i Shqipërisë foli me superlativa për Brojën dhe theksoi se për momentin më e rëndësishme është që ai të gjejë formën më të mirë, pasi vjen nga një dëmtim i rëndë.

14 Dhjetor 2023, 20:40 Nga DOSJA
Broja në Europian? Ja çfarë thotë trajneri Sylvinho!

TIRANE - Trajneri Sylvinho është rikthyer të flasë për Broja, me sulmuesin kuqezi të Chelsea-t që nuk mori pjesë në asnjë nga ndeshjet eliminatore të Euro 2024-ës, por që është një kandidat i fortë për të shkuar në Europian.

Tekniku brazilian i Shqipërisë foli me superlativa për Brojën dhe theksoi se për momentin më e rëndësishme është që ai të gjejë formën më të mirë, pasi vjen nga një dëmtim i rëndë.

“Sa i përket Brojës, është një futbollist shumë i fortë teknikisht, i një kalibri tjetër. Ka pasur një dëmtim të rëndësishëm, që e mbajti larg fushave 10-11 muaj. Po rikthehet, por nuk është e lehtë. I duhet që të rikuperohet avash avash dhe të marrë kohën e tij për të luajtur rregullisht. Ai është i fortë dhe do të bëjë mirë në muajt e ardhshëm. Situata e tij ka qenë e vështirë dhe duhet të kujdeset për shëndetin e tij, të rigjejë ritmin dhe sigurisht që mund të vijë në kombëtare”, u shpreh Sylvinho.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll