Aktualitet

Misteri i mbajtjes së gazetarit Elton Qyno prej 11 orësh në SPAK

Ora News shkruan se arsyeja e mbajtjes së gazetarit Qyno në SPAK, është që tu tregojë burimet e informacioneve që merr në lidhje me aplikacionin SKY ECC.

13 Dhjetor 2023, 20:05 Nga I.A
Misteri i mbajtjes së gazetarit Elton Qyno prej 11 orësh në SPAK
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno po mbahet në ambientet e Prokurisë së Posaçme prej më shumë se 11 orësh. Ora News shkruan se arsyeja e mbajtjes së gazetarit Qyno në SPAK, është që tu tregojë burimet e informacioneve që merr në lidhje me aplikacionin SKY ECC.

Por burime nga SPAK bëjnë me dije se Qyno po mbahet në ambientet e Prokurisë me një vendim nga GJKKO. Ka qenë gjyqtarja Atalanta Zeqiri që ka dhënë vendim që Qynos t'i kontrollohet banesa, zyra te Ora News si dhe telefoni personal. Sipas vendimit, Qyno ka nxjerr informacione që as SPAK nuk i ka dhe dyshohet se po i përdor ato për shantazh në favor të grupeve kriminale.

Ende nuk dihet e vërteta në lidhje me këtë ngjarje. Por mbajtja e një gazetari pa asnjë shpjegim për median prej më shumë se 11 orësh në SPAK, po merr përmasat e një skandali.

elton qyno

Sondazh

Poll