Aktualitet

45- vjeçari në Tropojë dhunon bashkëshorten, kunati ndërhyn kundër tij, vihen të dy në pranga

Ndaj 39-vjeçares është lëshuar urdhri për mbrojtje të menjëhershme.

13 Dhjetor 2023, 15:27 Nga r.ll
45- vjeçari në Tropojë dhunon bashkëshorten, kunati
foto ilustruese

TROPOJË- Dy persona janë arrestuar në Tropojë pasi akuzohen për dhunë në familje. Në pranga ka përfunduar një 45-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 39-vjeçare. 

Gjithashtu në pranga është vënë edhe vëllai i 39-vjeçares, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të motrës së tij.

Ndërsa ndaj 39-vjeçares është lëshuar urdhri për mbrojtje të menjëhershme.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tropojë/2 shtetas në pranga, për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 45 vjeç, banues në fshatin Cerrnicë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 39 vjeçe.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 36 vjeç, vëllai i 39-vjeçares, banues në fshatin Cerrnicë, pasi ka kallëzuar shtetasi L. M., se 36-vjeçari e ka dhunuar.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, për 39-vjeçaren u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

tropoje

Sondazh

Poll