Aktualitet

Prej disa orësh në SPAK, Prokuroria e Posaçme nuk liron gazetarin Elton Qyno

Ai mbahet brenda SPAK, me kërkesë të prokurorit Behar Dibra thonë burimet, lidhur me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore.

13 Dhjetor 2023, 19:48 Nga I.A
Prej disa orësh në SPAK,  Prokuroria e Posaçme nuk liron
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari i Ora News Elton Qyno që mbulon sektorin e kronikës ndodhet prej 10:00 në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai mbahet brenda SPAK, me kërkesë të prokurorit Behar Dibra thonë burimet, lidhur me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore.

Ndaj tij është bërë presion duke i kërkuar emrin e personit që i ka vënë në dispozicion materialin, në shkelje të të drejtës së gazetarit përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale sa i përket ruajtjes së burimit të informacioni.

“Atij i është thënë që nuk mund të lëmë të lirë pa iu treguar emrin, ndërsa i kanë kërkuar edhe aparatin celular”, thonë burime.

Ky presion mbi gazetarin vjen pas pas denoncimeve për zyrtarët e arrestuar.

elton qyno spak

Sondazh

Poll