Bota

Merr flakë një pallat në Moskë, 3 të vdekur, mes tyre 2 fëmijë

Mediat vendase raportojnë se 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Zjarri, i cili është shuar, filloi në një apartament në katin e dytë dhe përfshiu ballkonet deri në katin e nëntë, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

13 Dhjetor 2023, 10:28 Nga a.l
Merr flakë një pallat në Moskë, 3 të vdekur, mes tyre 2
Zjarr në Moskë

RUSI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Moskë, ku 3 persona kanë humbur jetën, mes tyre 2 fëmijë, pasi ndërtesa ku ata banonin është përfshirë nga flakët. 

Mediat vendase raportojnë se 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Zjarri, i cili është shuar, filloi në një apartament në katin e dytë dhe përfshiu ballkonet deri në katin e nëntë, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Dy helikopterë të ambulancës kanë dërguar në spital disa prej të plagosurve. Se çfarë e shkaktoi aksidentin mbetet e paqartë. 

zjarr ne moske

Sondazh

Poll