Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë- Durrës, përplasen dy makina, nuk ka të lënduar

Ky është aksidenti i disatë për ditën e sotme, disa për shkak të kushteve të këqija atmosferike ose për parakalim të gabuar.

11 Dhjetor 2023, 12:33 Nga r.ll
Aksident në autostradën Tiranë- Durrës, përplasen dy
pamje nga aksidenti

DURRËS- Një tjetër aksident është shënuar për ditën e sotme, kësaj here në autostradë Tiranë-Durrës. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar.

Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore që po kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, si dhe ka normalizuar qarkullimin, në këtë segment rrugor në hyrje të qytetit bregdetar.

Ky është aksidenti i disatë për ditën e sotme, disa për shkak të kushteve të këqija atmosferike ose për parakalim të gabuar.

aksident ne tirane-durres

Sondazh

Poll