Aktualitet

Tjetër aksident në Librazhd/ Mjeti i tonazhit të rëndë përmbyset në rrugë dhe bllokon qarkullimin

Pak më herët gjatë ditës së sotme në këtë aks rrugor mbetën të plagosur 6 persona .

11 Dhjetor 2023, 11:25 Nga r.ll
Tjetër aksident në Librazhd/ Mjeti i tonazhit të rëndë
pamje nga vendngjarja

LIBRAZHD- Një tjetër aksident është raportuar në aksin Përrenjas-Librazhd, ku si pasojë është bllokuar qarkullimi në njërin aks. 

Mësohet se një mjet i tonazhit të rëndë ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë ka dalë jashtë rruge.

Për një kohë të gjatë njëra korsi e segmentit të rrugës kombëtare Përrenjas-Qukës ka qenë e pakalueshme dhe policia rrugore e ka pasur të vështirë të disiplinojë qarkullimin e dendur të automjeteve ndërsa radha përkohësisht ka shkuar të paktën 2km. Pak më herët gjatë ditës së sotme në këtë aks rrugor mbetën të plagosur 6 persona .

aksident ne librazhd

Sondazh

Poll