Sport

Para Real Madridit, ishte një klub tjetër që mund të kishte nënshkruar me Endrick…

Babai i talentit brazilian ka treguar, se Endrick kishte mbyllur një marrëveshje me një tjetër klub para Real Madridit

11 Dhjetor 2023, 14:18 Nga DOSJA
Para Real Madridit, ishte një klub tjetër që mund të kishte

BRAZIL - Endrick Felipe Moreira de Sousa (Brazilia; 21/07/2006) është një nga yjet në zhvillim të futbollit botëror. Në moshën 16-vjeçare, sulmuesi ka fituar Ligën me Palmeiras dhe është zgjedhur si lojtari zbulues i kampionatit brazilian. 

Përveç kësaj, ai tashmë ka thyer disa rekorde në klub për shkak të moshës së tij. Ai është lojtari më i ri në historinë e Palmeiras që debutoi me ekipin e parë (ai e bëri këtë në moshën 16 vjeç, dy muaj dhe 15 ditë) dhe që ka shënuar (16 vjeç, tre muaj dhe katër ditë). Dhe është i vetmi lojtar që ka fituar tituj në të gjitha kategoritë e klubit.

Endrick verën e ardhshme do të vijë te Real Madridi, i cili nënshkroi me të në vitin 2022 për 35 milionë euro, shifër që mund të arrijë deri në 60 milionë euro. 18-vjeçari është projekti i madh i së ardhmes së Real Madridit, por e vërteta është, se ai ishte shumë afër të shkonte në një ekip tjetër para “los blancos”.

Babai i Endrick ka treguar se kishte një marrëveshje të mbyllur me Chelsean, që djali i tij të përfundonte në Londër dhe jo në Madrid. Në një deklaratë të mbledhur nga Fabrizio Romano, babai i lojtarit detajon gjithçka ka ndodhur.

"Ne morëm një ftesë nga Chelsea, nga pronari, dhe shkuam atje për të parë klubin dhe vendin. Ne pamë Chelsean duke luajtur kundër Arsenalit dhe patëm mundësinë të shihnim trajnerin, objektet, Jorginhon, César Azpilicueta dhe Thiago Silva. 

Babai i Endrick, duke shtuar tha se "ata na shpjeguan gjithçka. Na prezantuan me personin që do të na ndihmonte të vendoseshim. Ajo na tregoi shtëpinë ku do të jetonim, shkollën që do të ndiqte Endrick, kishën dhe ku çdo gjë ishte në rregull për ne dhe Chelsea."

Kur gjithçka dukej e mbyllur, operacioni u ndërpre. “Gjithçka shkoi keq në minutën e fundit: Nuk mund ta them 100%, sepse nuk kisha nënshkruar ende, por marrëveshja u mbyll. Tashmë kasha filluar të mendoja se do të jetoja në Londër me gjithë atë mot të ftohtë.

Por më pas, natën, përfaqësuesi i klubit "më telefonoi dhe më tha se pronari i Chelsea u tërhoq nga marrëveshja, sepse çmimi që do të paguanin për Endrick do të frynte merkaton. Ishte 60 milionë euro në total për një 16-vjeçar dhe djali që do të mbërrinte në ishull pothuajse dy vjet më vonë,”- tregon babai i Endrick, duke përfunduar dhe thënë se “më pas mbërriti Real Madridi”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll