Politike

Mbledhja e Grupit të PS, marrëveshja me Italinë për emigrantët miratohet në seancën e 14-dhjetorit

Sot është vendosur se në seancën e datës 14 dhjetor do të miratohet marrëveshja me Italinë për emigrantët pavarësisht se ishte përcaktuar në datën 22 dhjetor.

11 Dhjetor 2023, 11:52 Nga A.B
Mbledhja e Grupit të PS, marrëveshja me Italinë për
Kuvendi

TIRANË- Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku i pranishëm ishte edhe kryesocialisti Edi Rama, janë marrë disa vendime. 

Sot është vendosur se në seancën e datës 14 dhjetor do të miratohet marrëveshja me Italinë për emigrantët pavarësisht se ishte përcaktuar në datën 22 dhjetor.

Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, socialistët kanë kërkuar gjithashtu të miratojnë ndryshimin e masave ndëshkimore në seancën e ardhshme parlamentare. Grupi i PS-së ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve në mënyrë që të miratohet./Dosja.al

kuvendi i shqiperise marreveshja e shqiperise dhe italise

Sondazh

Poll