Politike

Rama: Procesi i Berlinit platforma kryesore për bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor

Rama shkruan se procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin.

9 Dhjetor 2023, 17:38 Nga r.ll
Rama: Procesi i Berlinit platforma kryesore për bashkëpunimin në
edi rama

GJERMANI- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Berlin me rastin e kongresit të social-demokratëve të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Përmes një postimi në platformën "X", Rama shkruan se procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin.

Më tej ai shprehet se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit, si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor

“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, ju falënderoj sinqerisht Kancelarin, Olaf Scholz për udhëheqjen e tij. Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama në X.

 

 

edi rama

Sondazh

Poll