Aktualitet

Aksident në aksin 'Librazhd-Përrenjas', përplasen dy automjete, 6 të plagosur (VIDEO)

Si pasojë e aksidentit 6 persona kanë mbetur të plagosur.

11 Dhjetor 2023, 09:40 Nga A.B
Aksident në aksin 'Librazhd-Përrenjas', përplasen dy
Aksident

LIBRAZHD- Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa një prej makinave ka përfunduar mbi trafikndarëse. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë mbetur të plagosur.


NJOFTIMI:

Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin A. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. P. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne librazhd

Sondazh

Poll