Bota

Vetoja ndaj rezolutës së OKB/ Rusia: SHBA po bashkëpunon në masakrën që po bën Izraeli në Gaza

Diplomati rus Dmitry Polyansky akuzoi Uashingtonin si bashkëpunëtor në masakrën brutale të Izraelit në një deklaratë për këshillin pas votimit, shkruajnë mediat e huaja. 

9 Dhjetor 2023, 11:56 Nga a.l

Vetoja ndaj rezolutës së OKB/ Rusia: SHBA po bashkëpunon në

RUSI- Rusia ka reaguar ndaj vetos që ju vendos rezoltuës së OKB-së, që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Diplomati rus Dmitry Polyansky akuzoi Uashingtonin si bashkëpunëtor në masakrën brutale të Izraelit në një deklaratë për këshillin pas votimit, shkruajnë mediat e huaja. 

“Kolegët tanë amerikanë kanë dënuar me vdekje mijëra – nëse jo dhjetëra mijëra – më shumë civilë në Palestinë dhe Izrael, duke përfshirë gra dhe fëmijë, së bashku me punëtorët e OKB-së që po përpiqen t’i ndihmojnë ata. Dikush mund të thotë shumë fjalë të bukura, por boshe për demokracinë, të drejtat e njeriut, paqen, sigurinë, disa rregulla dhe rend, por sot, ne mësuam vlerën e vërtetë të këtyre fjalëve pasi dy anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së preferuan të mbeten bashkëfajtorë në masakrën brutale të Izraelit,” tha Zëvendës Përfaqësuesi i Parë i Përhershëm rus në OKB Dmitry Polyansky.

Votimi në këshillin prej 15 anëtarësh, rezultoi në 13 pro mes të cilave edhe Shqipëria, 1 kundër, ndërsa Mbretëria e Bashkuar abstenoi. Shqipëria, pjesëtare e këshillit të sigurimit edhe pse u shpreh pro rezolutës u shpreh se ndihej e keqardhur që Këshilli i Sigurimit nuk ka dënuar terrorin e Hamasit dhe nuk ka bërë mjaftueshëm thirrje për lirimin e pengjeve të mbetura. Hamasi e ka cilësuar lëvizjen e Uashingtonit si imorale dhe çnjerëzore. 

 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll