Politike

Berisha: Ish-oficeri famëzi i policisë sekrete shqiptare, as nuk e mori nën hetim Erion Veliajn

Berisha theksoi se opozita ka nxjerr shumë dokumenta dhe fakte që vërtetojnë aferën e Inceneratorëve dhe vjedhjen e miliona eurove.

9 Dhjetor 2023, 13:09 Nga I.A
Berisha: Ish-oficeri famëzi i policisë sekrete shqiptare, as nuk e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sot prokurorin e SPAK Arben Krajën, pasi sipas tij i ka dhuruar kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj amnisti për grabitjen e milionave euro nga afera e Inceneratorëve. Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se opozita ka nxjerr shumë dokumenta dhe fakte që vërtetojnë aferën e Inceneratorëve dhe vjedhjen e miliona eurove.

"Amnistia e akorduar nga SKAP-i, i ul ata në ultësirën e krimeve më të rënda që mund të jenë kryer. Erion Veliaj është autori kryesor bashkë me Edi Ramën për djegësin e Tiranës, i cili nuk ekziston as në hetim. Erion Veliaj është personi që nuk ekziston as në hetim, nuk është marrë në hetim, nuk është shpallur në hetim nga ish-oficeri famëzi i policisë sekrete shqiptare, Arben Kraja dhe njëfarë Dritan Prençi. Nuk është dërguar në hetim, paçka se Erion Veliaj ka falsifikuar, ka firmosur në emrin e Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut, pa u mbledhur ndonjëherë këto këshilla, duke garantuar me firmën e tij se bashkitë e qarkut të Tiranës do paguajnë 91 milionë euro djegësin. Në një kohë kur ai, hajdut, nuk ka kompetencë të administrojë asnjë fond, asnjë qindarkë pa miratimin e Këshillit Bashkiak. Dhe më tutje, Arben Ahmetaj ia kthen pesë herë, nuk e miraton këtë shkresë, këtë tender, gjersa Erion Veliaj firmos se shpenzimi do i marrë përsipër bashkia. 91 milionë euro do i paguante bashkia, pa mbledhje këshilli, pa asgjë. Ahmetaj thotë, dhe nuk dua kurrë t’i jap të drejtë, por në këtë rast nuk mund të mos i jap të drejtë, ai thotë se kur Veliaj mori përsipër financimin, unë u vura përballë vetëqeverisjes vendore. Për mua, unë si ministër Financash jam gardian i buxhetit të shtetit dhe jo buxhetit të bashkive. Dhe nuk firmosi, por shkoi te një lloj miratimi indirekt. Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim, është lëshuar urdhër-arresti, të gjitha këto për faje që Erion Veliaj i ka dhjetë herë më evidente dhe më të qarta. Kjo që ka ndodhur është dëshmia më flagrante e një drejtësie të kapur kokë e këmbë njëlloj si në diktaturë. Kjo është fytyra e drjetësisë që u krijua për amnistinë e krimeve monstruoze të qeveritarëve shqiptarë. Ky rast, sikundër Beqaj para këtij rasti, janë një thirrje, janë një kushtrim për të gjithë qytetarët, të përmbysim narkoregjimin e Edi Ramës dhe narkoskapistëve të tij, që merr përsipër të mbulojë vjedhjet më monstruoze në historinë e kombit shqiptar," tha Berisha.

sali berisha erion veliaj

Sondazh

Poll