Politike

Kongresi i PS, Klosi për opozitën: Ata janë të shkërmoqur, ne me Ramën jemi shumë të fortë

Klosi u shpreh se PS me Edi Ramën është shumë e fortë, ndërsa opozita në koalicion apo jo, është e shkërrmoqur.

8 Dhjetor 2023, 12:55 Nga A.B
Kongresi i PS, Klosi për opozitën: Ata janë të
Klosi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Bledi Klosi nuk i kurseu kritikat për opozitën gjatë Kongresit të PS-së. Në fjalën e tij, ai e ka cilësuar opozitën si të dobët. Klosi u shpreh se PS me Edi Ramën është shumë e fortë, ndërsa opozita në koalicion apo jo, është e shkërrmoqur.

“Në koalicion apo jo, të gjithë ata janë shkërmoqur. Ata duken shumë të dobët, se ne me Edi Ramën jemi shumë të fortë. Më lejoni që dhe në emrin tuaj, të deklaroj të hapur këtë Kongres. Ne do të pasqyrojmë se si ia kemi dalë për të mbajtur fjalën e dhënë. Do të flasim për ekonominë, drejtësinë, sigurinë, politikat europiane, dhe për PS, se si duhet ta rienergjizojmë dhe më shumë” tha Klosi.

blendi klosi kongresi i ps 8 dhjetor 2023

Sondazh

Poll