Politike

Kongresi i PS-së/ MESAZHI i kryeministrit spanjoll: Keni mbështetjen e plotë për të vijuar me agjendën e zhvillimit të Shqipërisë

8 Dhjetor 2023, 11:59 Nga a.l
Kongresi i PS-së/ MESAZHI i kryeministrit spanjoll: Keni mbështetjen e
Pedro Sanches

TIRANË-  Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanches  në cilësinë e presidentit të internacionales socialiste ka dhënë një video-mesazh për Kongresin e Partisë Socialiste në Tiranë, ku ofron mbështetjen e tij në vijimin e promovimit të agjendës së progresit të Shqipërisë.

“Shqipëria është bërë një shembull progresi, në rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhe lirinë e të gjithë qytetarëve. Në këtë rrugë të progresit, kontributi i PS ka qenë vendimtar nën kryesimin e mikut Edi Rama, zëvendës president i Internacionales Socialiste. Në emër të Internacionales Socialiste dhe në emrin tim, dua t’ju jap gjithë mbështetjen për të vijuar me promovimin e agjendës për progresin e Shqipërisë. Jam i sigurt se ky kongres do t’i shërbejë këtij propozimi dhe se ju do të pëfitoni prej tij për t’i dhënë një shtysë të re projektit tuaj që është edhe i yni. Të njëjtit projekt të progresit dhe drejtësisë sociale për të cilën ne socialistët në të gjithë botën luftojmë”, tha Sanchez. 

kongresi i ps 8 dhjetor 2023 pedro sanches

Sondazh

Poll