Politike

Kongresi i PS-së/ 21 Janari, Braçe: U bë pushkatim pa gjyq në mes të bulevardit!

Teksa ka bërë një përmbledhje të ngjarjes, për të cilën disa ditë më parë Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut u shpreh se janë vërejtur mangësi të shumta, të cilat ngritën dyshime se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin apo të ndërhynin padrejtësisht.

8 Dhjetor 2023, 12:43 Nga a.l
Kongresi i PS-së/ 21 Janari, Braçe: U bë pushkatim pa gjyq
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka folur në Kongresin e Partisë Socialiste për ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues në bulevardin dëshmorët e kombit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Teksa ka bërë një përmbledhje të ngjarjes, për të cilën disa ditë më parë Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, Braçe u shpreh se janë vërejtur mangësi të shumta, të cilat ngritën dyshime se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin apo të ndërhynin padrejtësisht. Sipas deputetit, ky hetim i kryer nuk mund të çojë në ndëshkimin e përgjegjësve. 

“Do i kërkoja që cilido që është në këtë sallë dhe ka qene në 21 janar në Bulevard, të mbyllë pak minuta sytë dhe të kujtojë veten e tij në atë moment. Më 19 janar 2021 komandanti urdhëroi njësitë e gardës së Republikës që të ishin në gadishmëri, të merrnin masa specifike për mbrojtjen e kryeministrisë. Në veçanti komandanti përgatiti planin dhe thoshin që oficerët do të pajiseshin dhe me pushkë sulmi përfshirë plumba manovre dhe të vertetë. Në një moment oficerët e policisë filluan të përdornin armët e tyre të zjarrit duke qëlluar me plumba manovër po dhe të vërtetë, me pretendimin për penguar protestuesit.

Rreth orës 10, tre protestues, vdiqën në vend, ndërsa Aleks Nika që ndodhej në trotuar i papërfshirë në asnjë akt të dhunshëm, u godit me një plumb në kokë. Nisur nga lëvizjet e kryera, hetimi që është kryer nuk mund të konsiderohet si një hetim efektiv, që mund të çojë në ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për ngjarjet e pretenduara dhe në përcaktimin e së vërtetës. Nuk e kam kuptuar kurrë pse më 21 janar dhe në ditët që pasuan, edhe dje më thuhej përmbahu, pse duhet të përmbahem? Forca vdekjeprurëse dhe përdorimi i saj është monopoli i shtetit, por ama në kushte të ligjshme. Në shkelje të ligjit me dashje është vrasje, pushkatim pa gjyq dhe ka ndodhur në mes të bulevardit”, tha ai. 

erion brace kongresi i ps 8 dhjetor 2023

Sondazh

Poll