Politike

"Situata kthehet në normalitet nëse mazhoranca respekton të drejtat e opozitës", Bardhi: Në të kundërt do përshkallëzojmë aksionin

Po ashtu Bardhi është shprehur se ata do të vazhdojnë që t'i tregojnë shqiptarëve se çfarë është i aftë që të bëj Rama/

7 Dhjetor 2023, 21:48 Nga I.A
"Situata kthehet në normalitet nëse mazhoranca respekton të
Gazment Bardhi

TITANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se protesta e opozitës në parlament do të vijojë deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre. Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi shprehet se nëse kërkesat e tyre nuk do të miratohen, opozita do të përshkallëzojë protestën.

"Që nga nisja e aksionit tonë, i kemi bërë të qarta se kush janë kërkesat tona. Së pari, ka të bëjë me ngritjen e komisioneve hetimore, së dyti me çuarjen përpara të Reformës Zgjedhore. Ne, si opozitë kemi propozuar ndryshimin e përbërjes së anëtarëve të opozitës. Së treti, deputetë të ndryshëm të opozitës kanë propozuar 31 projektligje që nisin nga lufta kundër korrupsionit dhe deri tek ligji për minimumin jetik. Ne nuk po kërkojmë asnjë favor, ngritja e komisioneve është një e drejtë që na takon. Gjërat nuk janë siç duket në Shqipëri dhe ky është fakt. Në momentin që mazhoranca respekton të drejtat kushtetuese të opozitës, situata kthehet në normalitet. Unë e kam paralajmëruar kryetaren e kuvendit, i kanë thënë se nuk do të ketë normalitet nëse ju injoroni kërkesat e opozitës," tha Bardhi.

Po ashtu Bardhi është shprehur se ata do të vazhdojnë që t'i tregojnë shqiptarëve se çfarë është i aftë që të bëj Rama/

"0 lidhje me atë çështje, të plotësojnë kërkesat dhe do të shikoni që përsa i përket opozitës, situata në kuvend, normalizohet menjëherë. Si kundër, protestën në Kuvend e kemi nisur në 5 Tetor, ndërkohë që veprimtaria e SPAK ndaj Berishës ka nisur në 21 Tetor. Propozimi për këtë aksion është bërë në grupin parlamentar. Ne do të vazhdojmë t’i shfaqim opinionit publik shqiptar se çfarë është i aftë të bëjë kryeministri i një vendi. Do ta përshkallëzojmë aksionin tonë. Qytetarët kanë më shumë arsye për të protestuar se sa vetë ato të opozitës. Ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë. Janë kërkuar gjithsej 8 komisione hetimore, 3 prej të cilave nuk kanë kaluar fare për diskutim as në seancë plenare. Vetëm në këtë sesion, janë rrëzuar 3 kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore," tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll