Bota

Sulmohet nga raketat Ambasada Amerikane në Bagdat, dëgjohen shpërthime dhe sirenat e rrezikut ajror (VIDEO)

Nuk ka ende informacione se kush mund të qëndrojë pas këtij sulmi.

8 Dhjetor 2023, 08:37 Nga A.B
Sulmohet nga raketat Ambasada Amerikane në Bagdat, dëgjohen
Ambasada

BAGDAT- Ambasada amerikane në zonën e gjelbër të mbrojtur në qendër të Bagdadit është shënjestruar nga raketat gjatë natës. Një burim nga shërbimet irakiane të sigurisë i tha Shafak News se disa raketa u lëshuan.

Shpërthime u dëgjuan pranë ambasadës amerikane në Bagdad dhe sirenat e alarmit u dëgjuan në ndërtesë. Sipas informacioneve paraprake, disa raketa u hodhën në rrethinën e ambasadës.

Nuk ka ende informacione se kush mund të qëndrojë pas këtij sulmi.

Al Jazeera raporton se të paktën 10 shpërthime ranë dhe se dy raketa u hodhën në ambasadë, njëra u kap nga Forcat Ajrore dhe tjetra ra jashtë zonë të gjelbër në Bagdad.

Bazat ushtarake amerikane dhe objektet e tjera në Irak janë bërë objektiva të sulmeve nga grupet shiite në muajt e fundit. Rezistenca Islamike e Irakut, e cila bashkon milicitë shiite, pretendon se sulmet ndaj forcave amerikane në Irak dhe Siri janë të lidhura me operacionin e Izraelit në Rripin e Gazës./Dosja.al

sulm ne bagdat bagdat

Sondazh

Poll