Politike

Berisha: Komisionet Hetimore hallka e fundit e kontrollit të qeverisë

Berisha theksoi se drejtësia nuk e kontrollon më Ramën, raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit i hedhin në plehra.

7 Dhjetor 2023, 21:18 Nga I.A
Berisha: Komisionet Hetimore hallka e fundit e kontrollit të qeverisë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka treguar se Komisionet Hetimore në parlament janë hallka e fundit e kontrollit të qeverisë. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Berisha theksoi se drejtësia nuk e kontrollon më Ramën, raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit i hedhin në plehra.

‘Rama ka mbledhur pardje Fatmir Xhafën, Arben Rakipin, Taulant Ballën dhe kanë hartuar ligjin për të përjashtuar për 2 muaj deputetët nga parlamenti. Ai po shkelmon sovranitetin e brendshëm të vendit, në kuptimin e sovranitetit si fuqi e qytetarëve për të kontrolluar qeverinë. Ato komisione ngelën të fundit. Drejtësia nuk e bën më, raportet e Kontrollit të Lartët të Shtetit i hedh të gjitha në kosh, nuk pyet fare nëse ekziston. Ai ka dalë tani mbi çdo lloj kontrolli të çdo lloj natyre dhe vendos kontrollin e tij personal. Absolutarizmi është kur pushteti vendoset në një dorë, të gjitha pushtetet në një dorë’, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll