Bota

"Të lidhur dhe të zhveshur në gjunjë"/ Ushtria izraelite kap një grup terrorsitësh të Hamasit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se po vazhdojnë të luftojnë Hamasin në Rripin e Gazës, duke përfshirë në Khan Younis, duke goditur "dhjetëra objektiva terroristë". Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se po vazhdojnë të luftojnë Hamasin në Rripin e Gazës, duke përfshirë në Khan Younis, duke goditur "dhjetëra objektiva terroristë".

7 Dhjetor 2023, 16:47 Nga h.k
"Të lidhur dhe të zhveshur në gjunjë"/ Ushtria
Fotoja ilustruese

IZRAEL-Mediat izraelite kanë raportuar se janë dorëzuar dhjetëra luftëtarë të Hamasit. Nga disa pamje në Rripin Verior të Gazës shihen terroritët e lidhur dhe të ulur në gjunjë pranë njëri tjetrit. 

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se po vazhdojnë të luftojnë Hamasin në Rripin e Gazës, duke përfshirë në Khan Younis, duke goditur "dhjetëra objektiva terroristë".

Në një deklaratë për shtyp thuhet:

"Trupat e IDF-së të angazhuar me një celulë terroriste që doli nga një bosht tuneli vranë dy terroristë në luftime dhe goditën boshtin."

Më tej thuhet se ushtria synoi gjithashtu një kompleks ushtarak që i përkiste Batalionit Qendror Jabaliya të Hamasit, duke vrarë një numër luftëtarësh.

"Për më tepër, forcat gjetën një rrjet tunelesh nëntokësore që të çojnë jashtë kompleksit, si dhe një zonë trajnimi dhe një objekt magazinimi të armëve në zonën e kompleksit."

lufta izrael palestine

Sondazh

Poll