Bota

Dy tërmete njëri pas tjetrit godasin Serbinë

Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash dhe ka goditur një zonë që ndodhet 51 kilometra në verilindje të Kragujevcit.

7 Dhjetor 2023, 09:11 Nga r.ll
Dy tërmete njëri pas tjetrit godasin Serbinë
foto ilustruese

SERBI- Tërmetet me magnitudë 4.2 dhe 3.8 ballë të shkallës Rihter kanë goditur mëngjesin e së enjtes zonën e Serbisë qendrore.

Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash dhe ka goditur një zonë që ndodhet 51 kilometra në verilindje të Kragujevcit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në komunën e Petrovacit dhe zona është goditur nga dy tërmete. Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar apo dëme të mundshme materiale.

termet ne serbi

Sondazh

Poll