Sport

Trajneri i Italisë: “Nuk duhet të harrojmë kush jemi, pavarësisht momentit!”

“Ne duhet të jemi në gjendje të bëjmë lojën tonën me pasion dhe dashurinë që ekziston për për këtë sport, duhet të ketë kënaqësinë e sfidës dhe krahasimit”-u shpreh ndër të tjera kreu i stolit të Italisë.

4 Dhjetor 2023, 17:18 Nga DOSJA
Trajneri i Italisë: “Nuk duhet të harrojmë kush jemi,

ITALI - Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti ka folur së fundmi për shortin e Euro 2024, që i vë përballë skuadrave si Shqipëria, Spanja dhe Kroacia, në Grupin B.

Në kanalet zyrtare të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), trajneri italian theksoi se shorti mund të kishte qenë më i mirë, por vazhdoi duke thënë se skuadra e tij nuk duhet ta harrojë historinë që ka pas.

“Mund të kishte shkuar më mirë. Nëse shikoni grupin, mund të kishte shkuar më mirë. Ne e dimë se na presin shumë kundërshtarë të vështirë, por nuk duhet të harrojmë se jemi një ekip me histori në Europian, madje aktualisht jemi kampionët në fuqi”-u shpreh.

Më tej Spalleti shtoi se në Gjermani duhet të shkojnë për të luajtur lojën e tyre dhe për të dhuruar kënaqësi me ndeshjet e tyre.

“Ne duhet të jemi në gjendje të bëjmë lojën tonën me pasion dhe dashurinë që ekziston për për këtë sport, duhet të ketë kënaqësinë e sfidës dhe krahasimit”-u shpreh ndër të tjera kreu i stolit të Italisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll