Sport

Dëmtohet Pope, jashtë fushës për 4-5 muaj! Përmendet emri i De Geas…

Newcastle do të jetë pa shërbimet e portierit të tyre kryesor, Nick Pope, për 4-5 muajt e ardhshëm, pasi anglezi do të duhet të dërgohet urgjentisht për një operacion në shpatull.

4 Dhjetor 2023, 13:29 Nga DOSJA

Dëmtohet Pope, jashtë fushës për 4-5 muaj! Përmendet

ANGLI - Fitorja 1-0 e Newcastle ndaj Mançester Junajtid të shtunën në mbrëmje rezultoi problematik, pasi “Minatorët” do të mbeten pa portierin kryesor për 4-5 muajt e ardhshëm.

Konkretisht, në minutën e 84-të të ndeshjes së javës së 14-të të Premier Ligës, anglezi në tentativën e tij për të bllokuar topin në ajër, ka rënë në mënyrë të ngathët në bar dhe për pasojë është dashur të bëhet një zëvendësim i detyruar.

Për seriozitetin e situatës, paraditen e së hënës, analizat treguan se për të trajtuar dislokimin e shpatullës që ka pësuar, do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Periudha e rikuperimit llogaritet në 4-5 muaj, ndërkohë që tani trajneri i Newcastle, Eddie Howie, duhet të gjejë një zgjidhjen. Që nga fillimi i sezonit, Nick Pope ka bërë 20 ndeshje, ndërsa ka mbajtur në tetë raste portën të paprekur.

Sipas “Mail Sport”, klubi anglez do të lëvizë në afatin kalimtar të janarit për të blerë David De Gean. Ish-portieri i Manchester United ka mbetur pa klub që nga vera e vitit 2023, kur u largua nga “Djajtë e Kuq”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll