Sport

ZYRTARE/ Radja Nainggolan ka nënshkruar me ekipin e policisë, kampionati ekzotik për mesfushorin belg të AS Romës apo Interit…

Futbollisti i larguar nga kombëtarja belge, aktualishtështë 35 vjeç.

4 Dhjetor 2023, 14:32 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Radja Nainggolan ka nënshkruar me ekipin e policisë,

INDONEZI - Në moshën 35-vjeçare dhe tashmë i larguar nga kombëtarja belge, Radja Nainggolan po lë pas eksperiencat në Serie A apo Champions League, për një kontratë në vendin e origjinës së babait të tij, Indonezinë.

Mesfushori i njohur për pirjen e duhanit dhe pirjen e alkoolit pa u fshehur, ka firmosur me Bhayangkara, më saktë Bhayangkara Presisi Indonesia Football Club, ekipi i policisë së shtetit aziatik.

Nainggolan do të prezantohet zyrtarisht në një konferencë për shtyp të hënën. Belgu luajti sezone të mira në Itali, në Piacenza, Cagliari, AS Roma, Inter Milan dhe SPAL.

Interi pagoi 38 milionë euro për transferimin e Radja Nainggolan. Cagliari e bleu Nainggolan në vitin 2010, nga Piacenza, për 1.3 milionë euro. Futbollisti u transferua katër vite më vonë nga AS Roma për 15 milionë euro dhe në vitin 2018 mbërriti te Interi për 38 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll