Bota

DETAJE të reja/ Darka e fundit e Liridonës, Granit Plava u pikas në oborrin e restorantit ku ishin familja Murseli

Pak para se Naim Murseli dhe Liridona Ademaj të kryenin darkën e fundit, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla dyshohet se janë nisur paraprakisht drejt vendit ku ishte planifikuar vrasja tragjike

4 Dhjetor 2023, 13:05 Nga r.ll
DETAJE të reja/ Darka e fundit e Liridonës, Granit Plava u pikas
granit plava, liridona murseli

KOSOVË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e Liridona Murselit, mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë.  Pak para ngjarjes së rëndë, Naim Murselit kishte ftuar bashkëshorten e tij, Liridona Ademajn që të darkonin bashkë me dy fëmijët në një restorant në Graçanicë.

Naim Murseli i cili akuzohet si porositësi i vrasjes në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën organizuan ekzekutimin e Liridonës. Sipas mediave në Kosovë, Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para se të kryente krimin.

Pak para se Naim Murseli dhe Liridona Ademaj të kryenin darkën e fundit, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla dyshohet se janë nisur paraprakisht drejt vendit ku ishte planifikuar vrasja tragjike. Raportohet se gjatë rrugës ata kanë ndërruar makinën me të cilën ishin larguar nga restoranti në Graçanicë.

Dyshohet se Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehtë në fshatin Sinidoll të Prishtinës. Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën ku kishte thënë se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes.

granit plava liridona murseli

Sondazh

Poll