Bota

"Kanë nxjerrë informacione të paligjshme"/ Prokuroria speciale përgjigjet për kufizimet ndaj Thaçit, Veselit dhe Selimit në Hagë

Në deklaratë sqarohet se kufizimi i kontakteve është marrë si vendim sepse ata janë munduar të pengojnë dëshmimtarët.

4 Dhjetor 2023, 12:49 Nga h.k
"Kanë nxjerrë informacione të paligjshme"/ Prokuroria
Foto ilustruese

HAGË- Në një deklaratë zytare Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dhënë detale në lidhje me komentet mbi kufizimet që ka vendosur për të akuzuarit në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ish-Presidentin Hashim Thaç, ish-Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe ish-gjeneralin Rexhep Selimi.

Në deklaratë sqarohet se kufizimi i kontakteve është marrë si vendim sepse ata janë munduar të pengojnë dëshmimtarët. Nga ana tjetër thuhet se të akuzuarit kanë shpërndarë në mënyrë të paligjshme informacione të klasifikuara. 

ZPS-ja e ndërmori këtë hap si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë tek dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët. Hetimet e ZPS-së lidhur me pengimin e drejtësisë tregojnë se tre të akuzuarit përdorën vizitat jo të privilegjuara tek ata për të shpërndarë në mënyrë të paligjshme informacione konfidenciale dhe, në rastin e Thaçit, për t’i instruktuar vizitorët në mënyrë të përsëritur që të kërkojnë të manipulojnë dëshmitë e dëshmitarëve. Zyra e Prokurorit të Specializuar e merr jashtëzakonisht seriozisht pengimin e drejtësisë dhe do të vazhdojë të hetojë e ndjekë penalisht cilindo dhe të gjithë ata që përfshihen në çdo rast, përfshirë ata që frikësojnë apo ndërhyjnë tek dëshmitarët, ose ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”. -thuhet në deklaratë. 

gjyqi i hages hashim thaci rexhep selimi kadri veseli

Sondazh

Poll