Bota

Bie në sondazhe/ Krahasimi me Hitlerin nga gjuha e trupit, Vuçiçit po i kushtojnë shumë në zgjedhjet elektorale

Imazhe të shumta po shfaqen në rrjetet sociale ku ai shihet i montuar në krahasime me diktatorin famkeq Adolf Hitler. 

4 Dhjetor 2023, 12:25 Nga h.k
Bie në sondazhe/ Krahasimi me  Hitlerin nga gjuha e trupit,
Vuçiç dhe Hitler

SERBI-Aleksandër Vuçiç ka marrë një lumë kritikash nga kundërshtarët dhe komentatorët në Serbi. Krahasimi i tij me Hitlerin nga gjuha e ngjashme e trupit, duket se po i kushton shumë në zgjedhjet elektorale të Serbisë.

Imazhe të shumta po shfaqen në rrjetet sociale, ku ai shihet i montuar në krahasime me diktatorin famkeq Adolf Hitler. 

Serbi i njohur Milorad Terziç e ka krahasuar presidentin e tij me Adolf Hitlerin. Terziç shkëput nga fjalimet fragmente identike me Vuçiç dhe Hitler.

Një popull, një perandori, një udhëheqës…”, ka shkruar Terziç në përshkrimin e videos.

Krahasimit tjetër i është bashkuar dhe kompozitori i njohur në Serbi, Zvonimir Tot i cili vë në dukje gjestet krejtsisht të ngjashme të Presidentit të Serbisë me Adolf Hitler. Të tilla kritika e kanë ulur Vuçiç në sondazhet e zgjedhjeve elektorale, pa lënë pas dhe skandalet e ndryshme dhe sulmin në Banjskë. 

zgjedhjet elektorale ne serbi aleksander vuçiç

Sondazh

Poll