Politike

Mediu pas daljes nga seanca për "Gërdecin": Ky proces duhet të jetë i barabartë, u paraqita sot për respekt të gjykatës

Ai ripërsëriti ndjesën për familjarëte e viktimave dhe tha se nuk e zhbënte dot atë që kishte ndodhur.

30 Nëntor 2023, 16:27 Nga h.k
Mediu pas daljes nga seanca për "Gërdecin": Ky proces duhet
Fatmir Mediu

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pas daljes nga seanca gjyqësore për çështjen "Gërdeci" ka folur për mediat. Ai tha se erdhi sot në gjykatë në respekt të saj dhe për shkak se dëshmitarët e ditës së sotme kishin punuar gjatë kohës kur shërbente si ministër i Brendshëm.

Ai ripërsëriti ndjesën për familjarëte e viktimave dhe tha se nuk e zhbënte dot atë që kishte ndodhur. Ish-ministri tha se ky proces duhet të i barabartë për të dy palët

"Unë erdha sot sepse kishte dëshmitarë që kanë punuar me mua dhe kanë ndjekur urdhrat e mi. Dëshmitarët e mëparshëm nuk kanë pasur lidhje me punën e ministrit të Brendshëm. Erdha sot në respekt të gjykatës dhe duke shprehur ndjesën time për familjarët për atë që u ndodhi. Unë nuk e zhbëj dot më atë që ka ndodhur dhe kërkoj ndjesë. Ky proces duhet të jetë i ligjshëm dhe i barabartë për palët.", tha Mediu. 

çeshtja gerdeci fatmir mediu

Sondazh

Poll